Komandanti i KFOR-it: Jemi në kontakt të ngushtë me shefin e mbrojtjes së Serbisë dhe me institucionet në Kosovë

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 08:10
Komandanti i KFOR-it: Jemi në kontakt të ngushtë me shefin e mbrojtjes së Serbisë dhe me institucionet në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, ka deklaruar se nuk dëshiron të bëjë spekulime mbi skenarë të mundshëm të ardhshëm në kontekst të dyshimeve se Serbia po organizon mobilizim ushtarak, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka theksuar se KFOR-i është në kontakt të vazhdueshëm me shefin e mbrojtjes së Serbisë, institucionet në Kosovë dhe organizatat e sigurisë të Kosovës.

Ai tha se kjo është e rëndësishme për të shmangur keqkuptimet, veçanërisht në kohë krize dhe kur tensionet janë të larta.

Siç e kam thënë më parë, nuk dua të spekuloj për një skenar të ardhshëm. KFOR-i komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare dhe vendore dhe unë e kam bërë prioritet timin të nxis komunikimin dhe koordinimin e bazuar në besim”. – ka thënë ai.

“Jemi në kontakt të ngushtë me shefin e mbrojtjes së Serbisë, si dhe me institucionet në Kosovë dhe me organizatat e sigurisë të Kosovës. Kjo është e rëndësishme për të shmangur keqkuptimet, veçanërisht në kohë krize dhe kur tensionet janë të larta”. – ka thënë komandanti i KFOR-it.

(Kosova Sot Online)