Kjo është gjendja në pikat kufitare

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 07:56
Kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar njofton se nuk ka kolona dhe pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare, përcjell "Kosova Sot Online".

 Në të gjitha pikë-kalimet kufitare pritjet në hyrje dhe dalje të Kosovës janë nga 3 deri në 5 minuta.

Kolona nuk ka as në pikat kufitare Merdar e te Dheu i Bardhë ku zakonisht krijohen në kohën e festave dhe pushimeve verore me ardhjen e bashkatdhetarëve.

(Kosova Sot Online)