Podujevë: Arrestohet një shtetas gjerman, shtiu me armë në një aheng familjar

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 09:50
 Podujevë: Arrestohet një shtetas gjerman, shtiu me armë në një aheng familjar

Një shtetas gjerman është arrestuar pasi i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar më datë 28.12.2023 rreth orës 23:50 në fshatin Kërpimeh në Podujevë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Është  arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Gjerman pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. I njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gas si dhe një karikator”, thuhet në raport.

Kurse, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)