Një person në këtë vend të Kosovës gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 16:43
Një person në këtë vend të Kosovës gjendet pa shenja jete

Raportohet se një burrë është gjetur pa shenja jete në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha se vdekja e viktimës është konstatuar në spitalin rajonal në Gjakovë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rreth orës 11:40 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” -Gjakovë. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore . Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”


(Kosova Sot Online)