Arrestohen 3 të dyshuar në Malishevë

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 20:21
Arrestohen 3 të dyshuar në Malishevë

Stacioni Policor në Malishevë njofton se pasi kishte siguruar video incizime të postuara në rrjete sociale në të cilat të dyshuarit ishin parë duke përdorur armë, në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar.

Bëhet fjalë për: Xh.H., H.H., dhe E.H., meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lidhur me rastin, policia informon se sot është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarve në fshatin Carrallukë-Malishevë ku janë gjetur 

Dy armë zjarri të gjata, tri armë zjarri të shkurtra (pistoleta) dhe 128 fishekë.

“Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)