Haziri: Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj krijoi ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 21:41
Haziri: Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj krijoi ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet

Pasi në një intervistë për “Radio Gorazdevac”, zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e ka sulmuar rëndë Gjykatën Kushtetuese të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka deklaruar se kjo gjykatë nuk është kredibile dhe sipas tij vendimet e saj janë produkt i një mjedisi të korruptuar dhe se nuk i shërbën drejtësisë. Ndaj sulmit që i ka bërë Kushtetueses, ka reaguar Lutfi Haziri, nënkryetar në LDK.

Haziri ia ka kujtuar Bislimit se Gjykata Kushtetuese e ka krijuar ambientin që LVV t’i fitojë zgjedhjet.

Haziri i thotë Bislimit se në këtë mënyrë po shkakton pasiguri juridike, duke e quajtur edhe “kontrovers”.

Reagimi i plotë i Hazirit:

Një ekponent i VV-së dhe i emëruar i Qeverisë paska bërë kualifikime të rënda për Gjykatën Kushtetuese.

Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambieent që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim. është këshilltar i madh te Presidentja Osmani – Sadriu.

Jeni kontravers dhe mos mbajtes të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu. Per qytetarët po shkaktoni pasiguri juridike, ndërsa për institucionin, po tregoheni mos respektues e besa edhe mosmirënjohes që ju hapën udhë!

(Kosova Sot Online)