Gërvalla: Perëndimi ka nevojë për një strategji të re, ajo e vjetra është duke perënduar

  • E.k /
  • 04 January 2024 - 10:06
Gërvalla: Perëndimi ka nevojë për një strategji të re, ajo e vjetra është duke perënduar

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se perëndimi ka nevojë për një strategji të re, duke thënë se strategjia e vjetër është duke perënduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Perëndimi ka nevojë për një strategji të re, pasi ajo e vjetra është duke perënduar. Pyetja qendrore në shumë pjesë të botës, e sidomos këtu për shkak të gjeografisë në kuadër të NATO’s do të jetë se kush është me Perëndimin e kush jo?”, ka thënë ajo.

“Perëndimi ka qenë gjithmonë i sukseshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Perëndimi ka qenë i fort politikisht dhe ekonomikisht kur ka vepruar me vendosmëri dhe bazuar në parimet e tij të palëkundshme përballë një Moske agresive dhe jo me kompromise të dobëta dhe joparimore”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)