Mbështetësit e Sali Berishës mblidhen sërish

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 18:04
Mbështetësit e Sali Berishës mblidhen sërish

Mbështetësit e Sali Berishës janë mbledhur sërish poshtë pallatit të tij për t’i shprehur mbështeten për shkak se ish kryeministri që prej 30 dhjetorit 2023, ndodhet në arrest shtëpie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prej tre ditësh dhjetëra mbështetës të Berishës janë mbledhur  poshtë pallatit të tij në rrugën “Mustafa Matohiti.”

E pranishme është edhe vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka. Ky i fundit në një prononcim për mediet tha se pas 33 vitesh është rikthyer diktatura në Shqipëri.


(Kosova Sot Online)