Detaje nga shkolla e Iowa’s në SHBA ku mbetën tre të plagosur

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 18:36
Detaje nga shkolla e Iowa’s në SHBA ku mbetën tre të plagosur

Disa persona janë qëlluar me armë në një shkollë të mesme të Iowa-s, ditën e parë pas pushimit  dimëror, kanë njoftuar zyrtarët atje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sulmuesi në shkollën e mesme Perry ka vdekur nga një plagë që ia ka shkaktuar vetit me armë zjarri, thanë zyrtarë të lartë të policisë. Tre të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy studentë dhe një administrator, shtuan zyrtarët, për NBC News. Detajet për të plagosurit nuk ishin të disponueshme menjëherë. Mediat ndërkombëtare fillimisht raportuan për disa viktima.

Sot është fillimi i semestrit të dytë për Distriktin Shkollor të Komunitetit Perry pas pushimit dimëror.

Të shtënat vijnë disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në Iowa, të cilat do të fillojnë procesin paraprak presidencial republikan të vitit 2024 më 15 janar.

(Kosova Sot Online)