Kusari: Vuçiq po përdorë metoda brutale

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 22:50
Kusari: Vuçiq po përdorë metoda brutale

Politikani serb Nikolla Sanduloviq është arrestuar dhe rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij. Edhe avokati pohon se pas potimeve të bëra ka nisur të marrë kërcënime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë rast ka reaguar edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

 

 

”Drejtpërsëdrejti nga libri i lojërave të Millosheviçit, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i regjimit të Millosheviqit duke aplikuar metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë në Kosovë. Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërsa rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë këtë”, ka shkruar Kusari-Lila në platformën X.

(Kosova Sot Online)