Qeveria Kurti merr vendim që t’i lejojë veturat me targa të Serbisë të hyjnë pa stikera në Kosovë

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 23:00
Qeveria Kurti merr vendim që t’i lejojë veturat me targa të Serbisë të hyjnë pa stikera në Kosovë

Vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë, e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”, sipas zkm.

Sipas njoftimit, vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Kujtojmë se prej 1 janarit, Serbia ka marrë vendim që t’i lejojë të qarkullojnë në territorin e saj automjetet me targa të Republikës së Kosovës, pa u vendosur stikera.

(Kosova Sot Online)