Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 23:05
Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares

Burime nga grupi hetimor kanë zbuluar se përveç pistës së bullizimit në rrjetin social Tik-Tok, po hetohen edhe pista të tjera bazuar në indicie dhe dëshmi të deritanishme të marra nga policia e Durrësit lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës të së ndjerës. Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e vëllezërve të së ndjerës të cilët kanë dhënë pista të tjera që nuk lidhen vetëm me denoncimin për bullizimin në rrjetet sociale të cilat e ndjera i kishte denoncuar 13 muaj më parë, por edhe me marrëdhëniet familjare.

Grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës, por nga këqyrja paraprake deri tani nuk ka rezultuar ndonjë prove implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar sidomos para aktit ekstrem.

Telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar dhe nga Policia po merren dëshmi të tjera të personave që mund të kenë dijeni direkte dhe indirekte lidhur me ngjarjen.

(Kosova Sot Online)