Gjakovë: Konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 10 mijë euro në një mobishop

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 12:03
Gjakovë: Konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 10 mijë euro në një mobishop

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë kryer një operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës, ku kanë konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë rreth 10 mijë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pajisjet që janë sekuestruar janë telefona, orë dore dhe pajisje tjera përcjellëse, për të cilat ka munguar dokumentacioni.

“Ky operacion është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në fushën e importit dhe eksportit. Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore do të vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit ekonomik.

(Kosova Sot Online)