Spanja tashmë i njeh pasaportat e Kosovës

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 15:18
Spanja tashmë i njeh pasaportat e Kosovës

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka treguar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bislimi tha se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në këtë shtet.

Ai iu referua Drejtorisë së Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme të Bashkimi Europian (DG Home) se ka njoftuar për këtë.

Spanja ka qenë vendi i vetëm i Schengen zonës që ka refuzuar t’i lejojë qytetarët e Kosovës të futen në territorin e saj për shkak të mosnjohjes së pasaportës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pas aportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, ka shkruar Bislimi.

(Kosova Sot Online)