Kica-Xhelili reagon për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Merdarë: Serbia është peng i mendësisë shoviniste
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakaj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kica Xhelili është shprehur se Serbia është peng i mendësisë shoviniste dhe se ky ka qenë verzioni ynë i përhershëm, dhe mbetet i vetmi i saktë.
Ajo ka shtuar se thirrjet për për lirimin e Hasanit duhen shndërruar në armë diplomatike e maturi politike që tejkalon vetveten.
Postimi i plotë:
Para 4 vitesh, Serbia arrestoi Nezir Mehmetajn. Tani, arrestoi dhe Hasan e Xhavit Dakën, plotësisht mbi baza etnike. Derisa Xhaviti u lirua, Hasani vazhdon të mbahet.
Gjuajtën me gur e maltretuan Kosovarët që udhëtonin tranzit, pak kohë pas sulmit brutal të opozitarit serb.
Serbia është peng i mendësisë shoviniste. Ky ka qenë verzioni ynë i përhershëm, dhe mbetet i vetmi i saktë. E derisa është e tillë, duhet të mbesim shumë vigjilent mbi rreziqet e Serbisë si kalim tranzit.
Thirrjet tona për lirimin e Hasanit; kundërshtinë e arrestimeve, keqtrajtimeve e maltretimeve të shtetasve tonë mbi baza etnike nga shteti serb, duhen shndërruar në armë diplomatike e maturi politike që tejkalon vetveten.
(Kosova Sot Online)