Kjo është gjendja në pikat kufitare

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 08:20
Kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar njofton se sot në orët e mëngjesit (07:39) nuk ka pritje të gjatë në pikat kufitare në dalje të Kosovës, me përjashtim në Merdar ku pritjet janë deri në 20 minuta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3-5 minuta.

Ditëve të fundit ka pasur kolona e pritje të gjata në pikat kufitare.

(Kosova Sot Online)