“Babai ka pasur lidhje me një franceze”, vajza e Bedrie Lokës tregon bisedën e fundit me nënën e saj

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 10:34
“Babai ka pasur lidhje me një franceze”, vajza e Bedrie Lokës tregon bisedën e fundit me nënën e saj

Vajza e Bedrie Lokës, Rozalinda ka dhënë dëshminë e saj para prokurorëve në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku nëna e saj i dha fund jetës duke u helmuar, transmeton “Kosova Sot Online”.

Rozalinda ka treguar bisedën e fundit me të emën, ndërsa ngre dyshime se babai i saj ka pasur lidhje me një franceze.

“Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin… ka qenë ora rreth 22.30 dhe ajo më tha që prapë debat i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami… i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim Destanin dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin”, është shprehur vajza.

Pjesë nga dosja

Në deklarimet e saj të datës 05.01.2024, vajza e çifit Loka, shtetësja Rozalinda Loka deklaron “prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri tjetrin, kanë patur debate që prej muajit shkurt 2023… sepse gjyshja ime… ka kaluar një trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”, “mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shpreheshe se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur”, duke theksuar “komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin… ka qenë ora rreth 22.30 dhe ajo më tha që prapë debat i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami… i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim Destanin dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

(Kosova Sot Online)