Mot i ftohtë sot në Kosovë

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 07:46
Mot i ftohtë sot në Kosovë

Sot moti në Kosovë parashikohet të mbajë mot dimeror gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit lokalisht pritet të ketë vranësira të ulëta nëpër ultësira, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nëse vranësirat mbesin të pranishme, në ato zona nuk do të ketë luhatje të ndjeshme të temperaturave.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)