Serwer: Ballkani po përkeqësohet

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 14:39
Serwer: Ballkani po përkeqësohet

Profesori amerikan, Daniel Serwer, në një analizë të fundit të luftërave nëpër botë, ka thënë se edhe Ballkani po vazhdon të përkeqësohet, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai ka identifikuar Beogradin si destabilizuesin e vendeve fqinje.

“Përpjekjet e qëllimshme të Beogradit për të vendosur kontrollin de facto të popullatës serbe në vendet fqinje vazhdojnë. Ndërsa presidenti Vuçiq nuk flet për “botën serbe”, ai po e bën atë. Ai nuk mund të mbështesë shkëputjen e Republikës Srpska. Por ai po mbështet haptazi përpjekjet e Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë për të nxjerrë entitetin serb nga autoriteti i qeverisë dhe sistemit ligjor të Sarajevës. Me shumë ndihmë të Kishës Ortodokse Serbe, Beogradi ka arritur gjithashtu të vendosë një qeveri pro-serbe e pro-ruse në Mal të Zi”, ka shkruar Serwer.

(Kosova Sot Online)