Përgatituni: Ky është moti për dy ditët në vijim

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 23:00
Përgatituni: Ky është moti për dy ditët në vijim

 Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në Kosovë në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ftohtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.Edhe të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

(Kosova Sot Online)