Lexoni edhe:
Ushtria amerikane kryen edhe një sulm tjetër ndaj rebelëve Huthi në Jemen
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan. Po ashtu, policia njofton se personit të arrestuar i ka konfiskuar një armë, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Me datën 13.01.2024 rreth orës 08:30 patrulla policore e Stacionit Policor Gjilan gjatë kontrollit rutinë në rrugën “Raif Halimi” në qytetin e Gjilanit ka ndalur një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit tek pasagjeri i kësaj veture A.K. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) në çantën e krahut ka gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të llojit Zastava e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, të gjitha këto pa leje”, thuhet në njoftim.
Ushtria amerikane kryen edhe një sulm tjetër ndaj rebelëve Huthi në JemenLexoni edhe:
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
(Kosova Sot Online )