FSK përfundon stërvitjen me ushtrinë e Shqipërisë, Maqedonci: Krenar me ushtarakët tanë

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 15:10
FSK përfundon stërvitjen me ushtrinë e Shqipërisë, Maqedonci: Krenar me ushtarakët tanë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se trupat e FSK-së sapo e kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando me ushtrinë e Shqipërisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci ka treguar se stërvitja ka zgjatur tre ditë dhe është realizuar me qëllim të forcimit fizik dhe psikologjik të ushtarëve në kushte aspak të lehta.

Tutje, Maqedoci është shprehur krenar me ushtarkët.

Njoftimi i plotë i Maqedoncit:

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë sapo përfunduan stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës.

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!

(Kosova Sot Online)