Fushë Kosovë: Arrestohet një person, dyshohet se shantazhoi shtetasen austriake

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 09:00
 Fushë Kosovë: Arrestohet një person, dyshohet se shantazhoi shtetasen austriake

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai dyshohet se e ka shantazhuar një grua, shtetase e Austrisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SHANTAZH- Fushë Kosovë / 14.01.2024 – 09:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Austrisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)