Kosovari maskohet si punonjës i një kompanie transporti në Zvicër, vjedh 50 telefona dhe i shet në Kosovë

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 13:41
Kosovari maskohet si punonjës i një kompanie transporti në Zvicër, vjedh 50 telefona dhe i shet në Kosovë

Në harkun kohor të një viti e gjysmë, një 41-vjeçar kosovar vodhi 50 pako postare që përmbanin telefona të rinj celularë dhe më pas i rishiti në vendin e tij të origjinës.

Siç shkruan “Tio.ch“, një 41-vjeçar kosovar banues në kantonin e Lucernit u dënua nga prokuroria e Emmen, me një dënim me burg prej 120 ditësh me kusht.

Siç thuhet në një shënim të ministrisë publike sot, 41-vjeçari do të duhet të paguajë edhe 1200 franga shpenzime gjyqësore.

Dënimi ka marrë formë të prerë.

Kosovari i ka kryer krimet me maskën e një punonjësi të një kompanie transporti dhe totali i mallit të vjedhur arrin në më shumë se 26 mijë franga.

(Kosova Sot Online)