Gashi: Zgjedhjet do të duhej të shpallen në shtator

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 15:38
Gashi: Zgjedhjet do të duhej të shpallen në shtator

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ka nisur numërimi mbrapa, për fundin e qeverisjes Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi tha se vendi është në një fazë delikate.

“Jemi në fazë delikate në të cilën po kalon vendi. Kemi hyrë në vitin e fundit të qeverisjes Kurti. Maksimumi i mundshëm deri kur mund të jetë në pushtet z. Kurti është tash një vit. Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, pra po i ofrohemi fundit të kësaj qeverisje”, tha Gashi.

Ai u shpreh se zgjedhjet do të duhej të shpallen në fund të shtatorit dhe të mbahen në fillim të janarit ose shkurriti 2025, sipas kalendarit të rregullt zgjedhor.

(Kosova Sot Online)