Bislimi takohet me emisarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 18:48
Bislimi takohet me emisarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak

Me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka thënë se me Bislimin është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, e ku ka folur për proces e dialogut me Serbinë.

Emisari evropian ka shtuar se me Bislimin ka rënë dakord që që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent. Ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Përpara Davos, takova DPM-në e Parë @BislimiBesnik për të diskutuar një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)