Mbretëria e Bashkuar heq vizat për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK’së që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare atje

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 10:55
Mbretëria e Bashkuar heq vizat për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK’së që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare atje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, do të mund të udhëtojnë pa viza, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci ka thënë se kjo i është kumtuar sot nga nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes.

Maqenci ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtetëndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë.

“Ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtetëndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti. Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)