Anëtarët e Listës Serbe si Rakiq e Simiq e nënshkruajnë peticionin dhe iu ikin gazetarëve

  • S.A /
  • 17 January 2024 - 12:29
Anëtarët e Listës Serbe si Rakiq e Simiq e nënshkruajnë peticionin dhe iu ikin gazetarëve

Në sallën e sporteve në pjesën veriore të Mitrovicës, sot në ora 9:00 ka filluar nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës, Erden Atiq. Që kur ka nisur nënshkrimi, qytetarët serbë kanë ardhur masivisht, ndërsa para këtij objekte janë qindra njerëz, raporton mediumi serb, Kossev. Në mesin e atyre që shkuan për të nënshkruar ishin edhe krerët më të lartë të Listës Serbe, të rinj e të vjetër, të cilët njëzëri nuk ishin të gatshëm t’u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Mediumi raporton se dje punonjësit serbë në institucione kanë marrë ftesa për t’iu përgjigjur pozitivisht peticionit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore.

Peticioni është nënshkruar mëngjesin e sotëm nga krerët më të lartë të Listës Serbe. Menjëherë pas orës 9 ka mbërritur kryetari i kësaj partie, Zlatan Elek, si dhe Igor Simiq, Goran Rakiq, Dragisha Miloviq dhe Ivan Zaporozhaq. Ata kanë nënshkruar peticionin “pa koment”, duke mos dashur të flasin për media, pavarësisht tentativave të shumta.

(Kosova Sot Online )