Kryeministri kroat takohet me Kurtin në Davos: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 13:54
Kryeministri kroat takohet me Kurtin në Davos: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Davos të Zvicrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai shprehu mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe në rrugën e saj drejt BE-së.

“Me kryetarin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin diskutova për situatën në lagje. Ju përgëzojmë për heqjen e regjimit të vizave dhe shprehim mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Europës, si dhe në rrugën drejt BE-së”, shkroi Plenkoviq.

“Vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ekonomik Kroaci-Kosovë!”, shtoi kryeministri kroat.

(Kosova Sot Online)