Hodhën mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme, procedohen penalisht 4 infermierët në këtë qytet

  • S.A /
  • 18 January 2024 - 12:28
Hodhën mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme, procedohen penalisht 4 infermierët në këtë qytet

Policia e Delvinës, ka proceduar penalisht 4 infermierë të spitalit të qytetit, pasi shpërdoruan detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme,transmeton "Kosova Sot Online ".

Në kundërshtim me ligjin, infermierët u konstatuan nga një emision investigativ, se hidhnin mbetjet spitalore në ambientet e brendshme të spitalit.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online )