Musliu: Në ditët e para të këtij viti mbi 20 ushtarë e lanë FSK-në

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 14:59
Musliu: Në ditët e para të këtij viti mbi 20 ushtarë e lanë FSK-në

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se se në ditët e para të këtij viti, mbi 20 ushtarë e kanë lënë FSK-në,duke thënë se numri është në rritje, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Një popull që s’po mund ta ngopë me bukë, nuk do të mund t’i mobilizojë, ashtu siç po thërret, për luftë. Sot kur po flasë në këtë foltore, për 17 ditë që kanë kaluar të këtij viti, mbi 20 ushtarë të FSK-së janë demobilizuar. Dhe numri është në rritje çdo ditë”, tha ajo, pasi lexoi mesazhin e një qytetari i cili ajo tha se ankohej se s’po mund t’i ushqejë familjarët, e lëre më t’i paguajë faturat e energjisë elektrike.

Musliu iu kërkoi qytetarëve që ta marrin guximin të protestojnë.

“Qytetarë të Republikës së Kosovës, nëse qytetarët e Gjermanisë marrin guximin, kurajon të dalin dhe të protestojnë për të drejtat e tyre, pse ju nuk guxoni të dilni t’i kërkoni të drejtat tuaja. Kjo qeveri e meriton me dhunë, qysh ka ardhë në pushtet, me dhunë të shkojë te shtëpia”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)