Rohde: Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve të kërkuara të fillojë menjëherë

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 19:35
Rohde: Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve të kërkuara të fillojë menjëherë

Pas nisjes së peticioneve – në bazë të Udhëzimit Administrativ – për largimin e kryetarëve shqiptarë legalë (ndonëse jolegjtimë) në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka kërkuar që ky proces të nis “menjëherë” edhe në Zveçan e Zubin Potok,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde, duke rishpërndarë të njëjtin mesazh dhe thirrje nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishitnë, Thomas Szunyog, tha se e miraton të njëjtën deklaratë “plotzemerësisht”.

“Duke miratuar me gjithë zemër deklaratën e kolegut tim, Thomas Szunyog! Është thelbësore që procesi i mbledhjes së nënshkrimeve të kërkuara të fillojë menjëherë dhe të shpaloset pa probleme edhe në dy komunat tjeera të mbetura”, ka shkruar Rohde në “X”.

(Kosova Sot Online)