Osmani falënderon ambasadorin amerikan për vendimin e SHBA-ve rreth shitjes së antitankave 'Javelin'

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 20:15
Osmani falënderon ambasadorin amerikan për vendimin e SHBA-ve rreth shitjes së antitankave 'Javelin'

Në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, e ka pritur të enjten presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Siç njofton presidenca, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe ato në rrafshin e bashkëpunimit bilateral.

Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan për vendimin e SHBA-ve rreth shitjes së antitankave “Javelin”.

“Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në  të dyja anët”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)