Policia jep detaje për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 09:24
 Policia jep detaje për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shembjen e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar një 23-vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, çatia ka rënë si pasojë e erërave të forta.

Policia ka njoftuar se një femër ka marrur lëndime trupore.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.01.2024-12:51. Raportohet se si pasojë e erërave të forta është shembur një pjesë e çatisë së objektit komunal. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)