Paneli në Davos, Albin Kurti thotë se të gjithë ndanë entuziazmin për përparimin e Kosovës

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 11:28
Paneli në Davos, Albin Kurti thotë se të gjithë ndanë entuziazmin për përparimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një panel në Forumin e Davosit në fjalën hyrëse foli për sukseset e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në panelin ku pjesëmarrës ishte edhe kryediplomati britanik David Cameron, Kurti tha se të gjithë ndanë entuziazmin për të arriturat e Kosovës.

“I nderuar të mbaj fjalën hyrëse në Forumin Botëror Ekonomik rreth Kosovës si një histori suksesi në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera… të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

 

(Kosova Sot Online)