Shoferi që goditi për vdekje qytetaren kosovare dënohet me 3 vjet burgim

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 19:50
Shoferi që goditi për vdekje qytetaren kosovare dënohet me 3 vjet burgim

Shoferi që shkaktoi aksidentin me fatalitet në nëntor të vitit të kaluar, në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ku goditi për vdekje një këmbësore, ka dalë  para Gjykatës, ku është shpallur aktgjykimi ndaj tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I akuzuari Melvin Dinaj, 19-vjeçar, është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim.

Trupi gjykues e ka dënuar Dinajn me 3 vjet burgim dhe dhe 5 vjet ndalim vozitje.
Ndryshe, Dinaj akuzohet se më 28 nëntor, teksa po lëvizte me veturën e tij në rrugën ‘C’ e ka goditur këmbësoren Dashurije Gashi, 56-vjeçare, e cila s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Gashi, ishte punëtore shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

(Kosova Sot Online)