Pejë: I dha një personi fajde 5000 euro e kërkoi t’i kthehen 15 mijë euro, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 09:20
Pejë: I dha një personi fajde 5000 euro e kërkoi t’i kthehen 15 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se kohë më parë i kuishte dhënë para me fajde rreth pesë mijë euro, ku më pas ka kërkuar t’i kthehen 15 mijë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 19.01.2024 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 € viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar ti kthehen 15000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)