Gjilan: Arrestohet personi i cili tentoi të kryejë vetëvrasje mbi digën e liqenit të Livoçit, Policia: Njihet si recidivist i dhunës në familje

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 10:29
Gjilan: Arrestohet personi i cili tentoi të kryejë vetëvrasje mbi digën e liqenit të Livoçit, Policia: Njihet si recidivist i dhunës në familje

Personi 40 vjeçar i cili dje në mbrëmje tentoi të kryejë vetëvrasje duke hipur në murin e pendës së liqenit të fshatit Livoç i Epërm njihet si recidivist i dhunës në familje dhe i njëjti është arrestuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:40 në Gjilan.

Policia ka njoftuar se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor

“Gjilan 19.01.2024 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht ka tentuar të bëj vetëvrasje duke tentuar të hidhet nga diga në ujë, i dyshuari njihet si recidivist i dhunës në familje. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje?

(Kosova Sot Online)