Krasniqi: Ibrahim Rugova për orientim euro-atlantik duhet të vlerësohet gjithmonë

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 13:27
Krasniqi: Ibrahim Rugova për orientim euro-atlantik duhet të vlerësohet gjithmonë

Ish presidentin Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij,  e ka përkujtuar kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se sot e kujtojnë dhe nderojnë figurën e Rugovës dhe angazhimin e gjatë të tij politik për shtet të pavarur dhe sovran.

“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran.”

Krasniqi ka shkruar se vizioni i tij për orientim euro-atlantik duhet të vlerësohet gjithmonë, njëjtë si dhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e Kosovës.

“Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë. Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi.”

(Kosova Sot Online)