Prishtinë: E dashura e sulmon fizikisht të dashurin e saj - Ja merr veturën, parat, dokumentet personale dhe largohet

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 09:09
 Prishtinë: E dashura e sulmon fizikisht të dashurin e saj - Ja merr veturën, parat, dokumentet personale dhe largohet

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person, shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij, po ashtu shtetase e huaj pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE/ VJEDHJE

Prishtinë / 21.01.2024 – 01:33. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femer poashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)