Përmet: Shkëmbi bie mbi shtëpi, i zuri këmbët teksa flinte gjumë 25-vjeçarit, shpëtohet pas 1 ore

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 11:43
 Përmet: Shkëmbi bie mbi shtëpi, i zuri këmbët teksa flinte gjumë 25-vjeçarit, shpëtohet pas 1 ore

Një masë shkëmbore është shkëputur nga mali sot në mëngjes, ku ka rënë mbi një shtëpi në Çarshovë të Përmetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një 25 vjeçar, ka mbetur i lënduar në pjesët e poshtme të gjymtyrëve.

25-vjeçari, ka qenë në gjumë dhe fillimisht ka mbetur i bllokuar në banesë.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca mbërritën në vendngjarje dhe pas një ore e nxorën.

(Kosova Sot Online)