Qeveria Kurti e aprovon një transfer financiar

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 18:44
Qeveria Kurti e aprovon një transfer financiar

Qeveria e Republikë së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, këtë herë në formë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë një transfer, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të Qeverisë, behët fjalë për transferin “nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-260 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.

(Kosova Sot Online)