Mëngjesi mjaft i ftohtë edhe sot në Kosovë

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 07:41
Mëngjesi mjaft i ftohtë edhe sot në Kosovë

Ngrica të thella shfaqen përsëri edhe mëngjesin e së martës, me minimale deri në -9C e -6C. Megjithë intervaleve me diell, kalojnë edhe vransira, që aty këtu mund të shoqërohen me reshje lokale dëbore apo shiu, transmeton “Kosova Sot Online”.

Maksimalet shkojnë deri në 3C e 4C, njofton Prishtina Ëeather.

Relativisht i qëndrueshëm mbetet moti edhe ditëve vijuese. Intervalet me diell nuk mungojnë gjatë ditës, por se kalojnë edhe vransira, që ditën e enjtë mund të sjellin kushte edhe për shi e viseve malore borë.

(Kosova Sot Online)