Shefi i zyrës së BE’së dhe Ambasadori Rohde i kërkojnë Qeverisë t’i ndalë sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 09:47
Shefi i zyrës së BE’së dhe Ambasadori Rohde i kërkojnë Qeverisë t’i ndalë sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zbatimi selektiv i ligjit (a la carte) nuk i hap derën Kosovës as në Këshillin e Europës as në Bashkimin Europian, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai e kishte fjalën për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Rohde tha se këtu e ka shqetësimin e njëjtë me kolegun e tij, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili dje u takua me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

“Ndaj edhe këtu shqetësimin e kolegut tim të BE-së. Sundimi i ligjit “à la carte” nuk e hap as rrugën drejt Këshillit të Europës as Bashkimit Europian! Mbështetja e Kosovës në rrugën e saj të integrimit europian është e përzemërt, por edhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde në X, duke shpërndarë edhe postimin e Szunyog.

(Kosova Sot Online)