Ferizaj: Voziti nën ndikimin e alkoolit, 27-vjeçari dënohet me 200 euro gjobë dhe i hiqet patentë-shoferi për gjashtë muaj

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 11:20
Ferizaj: Voziti nën ndikimin e alkoolit, 27-vjeçari dënohet me 200 euro gjobë dhe i hiqet patentë-shoferi për gjashtë muaj

Policia e Rajonit të Ferizajt e ka gjobitur një 27-vjeçar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni, pasi është kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, transmeton "Kosova Sot Online".

I njëjti nuk ishte ndaluar fillimisht në shenjën stop të policit.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 0.80 %0.  Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.K (M/K) i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)