Vitia thotë se pajisja për diagnostikimin e kancerit arrin në shkurt

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 15:12
Vitia thotë se pajisja për diagnostikimin e kancerit arrin në shkurt

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se pajisja Pet Scan, aparaturë që përdoret për diagnostikimin e kancerit por edhe të disa sëmundjeve të tjera, do të arrijë në Kosovë në muajin shkurt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia tregoi se Presidenca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë donatorë të këtij donacioni.

“Është duke vazhduar trajnimi, pavarësisht që një pjesë e mjekëve ka qenë të trajnuar edhe më herët, por edhe pas ardhjes së Pet Scan-it do të jetë një trajnim i vazhdueshëm dhe jam jashtëzakonisht i lumtur sepse kjo e bën Kosovën në mos gaboj vendin e parë në Ballkan që në sistemin publik ka Pet Scan”.

“Ky është një lajm i mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë harxhuar shumë mjete dhe kohë në udhëtime për diagnostikim sidomos në Turqi dhe vende të tjera”, u shpreh ministri.

(Kosova Sot Online)