Qytetarët do të hapin fond për të ndihmuar motrën dhe vëllain e 18 vjeçarit që u vra në Podujevë

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 17:15
Qytetarët do të hapin fond për të ndihmuar motrën dhe vëllain e 18 vjeçarit që u vra në Podujevë

Qytetarët kanë vendosur që të hapin një fond, për t’i dalë në ndihmë vëllait dhe motrës së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu i cili u vra nga dy të mitur, ka njoftuar avokati Tomë Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi në një postim në Facebook, ka shkruar Lulzimi ishte jetim pasi që të dy prindërit i kishin vdekur kohë më parë.

“Luli ishte mbajtës i familjes dhe si 18 vjeçar punonte në një lokal të ushqimit të shpejtë (fast food). Me pagën e tij Luli i mbante dy anëtarët e tjerë të familjes, motrën dhe vëllain të cilët për arsye shëndetësore nuk mund të punojnë”, ka shkruar avokati Gashi.

Avokati tutje ka theksuar se familja e tij gëzonte një ndihmë financiare në shumën prej 110 euro nga institucionet shtetërore.

“Qytetarët me vullnet të mirë kanë vendosur që të hapin një fond bamirës për familjen e Lulit. Qasja dhe destinimi i parave që do të grumbullohen në këtë fond shkon vetëm për motrën dhe vëllain e Lulit”, është shprehur Gashi.

(Kosova Sot Online)