Abbott kërkon që të zbatohet vendimi për Manastirin e Deçanit

  • E.k /
  • 25 January 2024 - 15:18
Abbott kërkon që të zbatohet vendimi për Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkruar se është i lumtur kur sheh thirrje për zbatimin e Kushtetutës, qoftë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, qoftë nenin 11 të saj që lejon vetëm një valutë në vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai kërkoi që të ketë komunikim me komunitetet e prekura.

“Jam shumë i lumtur kur shoh thirrje që të zbatohet kushtetuta e Kosovës, qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, qoftë neni 11”, shkroi Abbott në Facebook.

“Ajo që nevojitet është komunikimi më i mirë për komunitetet e prekura dhe zbatimi i inskenuar i masave për të lejuar njerëzit të rregullohen”, shtoi ai.

Reagimi i Abbott vjen pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha dje se Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet.

(Kosova Sot Online)