Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit: Kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 11:56
Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit: Kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit ka kujtuar personat që kanë humbur jetën në këtë ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se kjo ditë shërben si një kujtesë për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja, paragjykimet dhe fanatizmi.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura në një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)