Gërvalla takohet me kryeparlamentarin e Andorrës, folën për zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 14:33
Gërvalla takohet me kryeparlamentarin e Andorrës, folën për zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin e Andorrës, Carles Ensenyat Reig, përcjell “Kosova Sot Online”.

MPJD-ja ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, z. Carles Ensenyat Reig”.

“Ministrja Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra u prit edhe nga Kryetari i Parlamentit, me të cilin diskutuan në detaj për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtar”, thuhet tutje në njoftimin e MPJD-së.

(Kosova Sot Online)